Gjenden të pajetë dy fëmijë në banesë, arrestohet e ëma
Në një banesë në Gerlafingen, Kantoni i Solothurnit, policia ka gjetur të shtunën në mëngjes dy fëmijë të pajetë.

Besohet se ata kanë qenë viktimë e një krimi të dhunshëm që dyshohet të jetë realizuar nga nëna e tyre, e cila më pas është arrestuar. Njoftohet se raporti është marrë nga policia e kantonit të Solothurnit në orën 9:20 të mëngjesit.

Disa patrulla dhe një ambulancë kanë shkuar menjëherë në pronën në fjalë në Gerlafingen. Nisur nga situata që policia ka hasur në vend e ngjarjes si dhe nga hetimet fillestare, mund të supozohet një krim i dhunshëm.

Prokuroria publike dhe policia kanë filluar menjëherë hetimet. Policia e Kantonit ka deklaruar se nformacione të mëtejshme nuk është e mundur të jepen për momentin.
Shtuar më 17/01/2021, ora 08:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori