Gjenden predha e granata në lagjen e Bajrave në Shkodër (FOTO LAJM)

Një sasi municioni është hequr nga ambientet një magazine të braktisur në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës, e cila i përkiste “Institutit të misrit” tashmë i privatizuar.Operacioni u krye nga struktura speciale për eleminimin e materialeve të rrezikshme EOD e batalionitXhenios.

Specialistët EOD konstatuan se bëhej fjalë për 4 predha GHLKT “Granatë Hedhës i Lehtë Kundër-Tank” si dhe 1 granatë dore mësymëse.

Alarmin për prezencën e këtij municioni e dha pronari i këtij objekti, i cili duke pastruar ambientet e kësaj godine ka evidentuar sasinë e municioneve luftarake.

Për shkak të llojit të tyre, municionet e gjetura në magazinë, dyshohet të jenë marrë nga depot e Forcave të Armatosura në vitin 1997.

Ekspertët e kompanisë EOD, morën masa për sigurimin e vendit dhe nëpërmjet automjeteve speciale, bënë të mundur transportimin e predhave dhe magazinimin e tyre në depot ushtarake të batalionitXhenios./albeu.com/
Shtuar më 15/04/2019, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori