Ukrainasit nxjerrin në pritë komandot ruse, me antitank vrasin 6 oficerë dhe 5 ushtarë (VIDEO)

Gjashtë oficerë dhe pesë ushtarë rus kanë humbur jetën në Ukrainë, pas një sulmi me antitank.

Ka dalë edhe video e momentit kur komandot ruse vriten në pritën e organizuar.

Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin dy vetura që transportonin oficerë të rangut të lartë që ishin nisur për një takim – kur befasisht goditen nga predhat anti-tank.

Videoja është realizuar në vijën e frontit në Donbas në afërsi të Avdiivka, ku shihet vetura e parë sesi hidhet në erë dhe e dyta rrokulliset nga detonimi dhe dëshira për të shmangur goditjen me predhë.

Videoja është postuar sot nga Asntaonly Shtefan, që është kolonel në forcat e armatosura të Ukrainës. Shtefan thotë se sulmi është kryer në një lokacion të panjohur nga brigada e 56-të e ushtrisë ukrainase.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë, brigada e 56-të e motorizuar është duke vepruar në periferi të Avdiivka, dhe është stacionuar prej kohës disa milje larg vendit që kontrollohet nga rusët – pra Donetsku.

“Gjashtë komando ruse dhe pesë ushtarë janë vrarë”, ka shkruar Shtefan.