Gjekmarkaj i "vjedh" shprehjen Ramës: Nuk ka bir nënë e bir k*rve që më akuzon për spiun
Deputeti Myslim Murrizi ka debatuar ashpër me analistin Agron Gjekmarkaj në Open, duke folur rreth projektit më të ri politik që ai përfaqëson.

Ndërkohë, Murrizi foli edhe për të kaluarën e tij politike në PD, duke thënë se është bërë deputet në moshën 27 vjeçare dhe se qëllimi i tij në politik nuk është të sigurojë një ulëse në parlament. D

Myslim Murrizi: Kam një letër, ja merre lexoje

Myslim Murrizi: Ata që s’e kanë këtë, janë spiunë, kaq, e ke marrë ti? (pyet Agron Gjekmarkajn)

Agron Gjekmarkaj: Jo s’e kam marrë

Myslim Murrizi: Ore, çfarë të them ty…

Agron Gjekmarkaj: Po s’ka shanse të më akuzojë njeri mua, hajde ikim në gjyq e më jep 1 mln euro… S’ka bir nënë e bir kur*e që më akuzon mua për spiun.

Myslim Murrizi: S’më vë dot gjobë mua, s’po të akuzoj.

Agron Gjekmarkaj: S’e bën dot, çoje në gjyq

Ndërkohë, Myslym Murrizi ka shtuar se:

“E kam qejf Agronin se është antikomunist dhe e kam qejf të debatoj me të mbase dhe pas emisionit”.

Shtuar më 26/10/2020, ora 22:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori