"Gjej një burrë se të qetëson", Jul Dedës nuk i del e keqja me Mira Kazhanin

Ditën e djeshme debati mes Jul Dedës dhe Mira Kazhanit ishte nëpër të gjitha rrjetet sociale dhe portalet duke qarkulluar masivisht.

Gjithçka nisi pas një shkrimi të bërë nga gazetarja në lidhje me protestën e banorëve të Astirit.

Mira shprehej se protesta e Astirit nuk gjeti mbështetje në masë, siç e bënë studentët vitin e shkuar.

Pas këtij shkrimi Jul Deda e quante Kazhanin “gazetaruçe populiste” në një reagim të tijin në Facebook dhe shkonte deri më tej duke e bërë çështjen personale:

“Kësaj gazetaruçes populiste, që protesta e banorëve të Astirit i duket dështim, gjejini një burrë të qetësohet se gjynah”.

Këtij postimi nuk kishte sesi t’i mungonte përgjigja e Kazhanit, e cila ia ktheu aktorit në po të njëjtën mënyrë:

“I dashur Juli. Është e vërtetë që nuk kam akoma një burrë. Më sa shoh, as gruaja jote nuk ka”.

Por Juli nuk ka hequr dorë. Ai ka publikuar një tjetër story ku kthehet keq Mirës.

“O vajzë, pasi familjes time t’i hash atë që nuk thuhet, gjej një burrë për vete se të qetëson…?”. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2019, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori