Gjatë gjithë natës para Kryeministrisë, studenti shfaq probleme shëndetësore (FOTO LAJM)

Pëlqej
Revolta e studentëve nuk është ndalur që prej 8 ditësh.

Mbrëmjen e djeshme një grup studentësh kanë zgjdhur të protestojnë përpara Kryeministrisë ku kanë qëndruar për gjatë gjithë natës aty.

Grupi i studentëve kanë sfiduar të ftohtin e madh të natës duke qëndruar jashtë të mbështjellur vetëm me batanije.

Në disa foto që po qarkullojnë dhe në rrjetet sociale tregojnë njërin prej studentëve të shtrirë dhe të mbuluar me batanije, ndërsa mësohet se ka shfaqur dhe disa komplikacione shëndetësore.

Studentët pritet që të protestojnë sërish sot, ku thuhet se do të mblidhen përsëri para MAS./albeu.com/
Shtuar më 12/12/2018, ora 08:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori