Gjata bën deklaratën e fortë: Jemi të gatshëm të hyjmë në zgjedhje vetëm kur plotësohen standardet
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Opinion” është shprehur se opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 13 tetorit, nëse ato do të bëhen. Sipas Gjatës, për opozitën nuk ka qenë ndonjëherë problem data e zgjedhjeve, por standartet përmes së cilave do të zhvilloheshin këto të fundit.

“Sipas presidentit zgjedhjet janë në 13 tetor. Politikisht për neve nuk ka rëndësi, neve nuk kundërshtuam datën. Procesi zgjedhor është kundërshtuar për standarde. Me këta ministria e me këta nuk shkohet në zgjedhje. Rrethanat janë të tilla që e kapërcejnë atë zgjidhjen ligjore. Çështja është tek standardet. Nuk votohet sa kohë nuk ka standarde. Është grusht shteti kjo që po bën Rama. Presidenti e anuloi me dekret një datë, nëse doni ta diskutojmë juridikisht hajde ta diskutojmë. Fakti që doli dhe një dekret që caktoi dhe një datë tjetër, me këtë që ka caktuar është varrosur përfundimisht 30 qershori”, tha Gjata.

“Këto votime po prodhojnë Edi Ramën diktator. Votimet do pengohen në mënyrën më paqësore të mundshme. Fakti që nuk do ti njohim është edhe se nuk do ti lejojmë. Ne jemi të gatshëm të hyjmë në zgjedhje vetëm kur plotësohen standardet. Ne nuk nxjerrim njerëz të vriten”, thekoi më tej ai.
Shtuar më 28/06/2019, ora 08:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori