Gjashtë viktima të tjera në vend, si paraqitet situata në spitalet COVID
Ministria e Shëndetësisë njofton se 6 pacientë kanë humbur betejën me COVID në 24 orë, duke e çuar kështu numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 290.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 182 pacientë po trajtohen aktualisht në të dy spitalet COVID, ndërsa 23 prej tyre janë në terapi intensive dhe prej tyre 7 të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën apel për zbatimin me rigorozitet të masave të distancimit fizik, ruajtjen e higjienës dhe vendosjes së maskës me detyrim në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruhet distanca.

Maska është e detyrueshme edhe në shkolla, për mësuesit, të gjithë personelin si dhe nxënësit e ciklit të lartë 9-vjecar, ndërsa për nxënësit e ciklit të ulët maska në klasë është e rekomandueshme ndërsa është e detyrueshme në të gjitha ambientet e tjera të shkollës.
Shtuar më 01/09/2020, ora 16:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori