Nuk ka më dyshime! Loredana Zefi konfirmon lidhjen me futbollistin 21-vjeçar (FOTO)

Nuk ka më dyshime. Loredana Zefi është në një lidhje dashurie me  futbollistin e famshëm të Borussia Dortmund Karim Adeyemi. Është vetë Loredana ajo e cila ka konfirmuar lidhjen përmes disa fotove të publikuara në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by babymama (@loredana)


Më herët Loredana ndau disa foto nga udhëtimi i saj në Itali, ku ndër to edhe një duke u puthur në buzë me 21-vjeçarin.

Në këtë udhëtim dyshja u shoqëruan edhe nga Hana vajza e Mozzik dhe Loredanës, e cila duket se shkon mirë me partnerin e të ëmës pas një fotoje që bëri xhiron e rrjetit.

Fotoja tregon Hanën dhe futbollistin të përqafuar dhe duke u argëtuar me njëri-tjetrin.

Kujtojmë që Karim Adeyemi luan si sulmues për klubin e Bundesligës, “Borussia Dortmund” dhe kombëtaren gjermane. Interesante është edhe diferenca në moshë pasi Karimi ka lindur në 2002 dhe është 21 vjeç, ndërsa Loredana 27.

Epo, urijme çiftit!


Shtuar 6.07.2023 22:33