Gjashtë shtetas rumunë dhe një shtetas
shqiptar janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga FBI për akuzën e mashtrimit nëpërmjet një skeme të sofistikuar të shitjeve të makinave dhe varkave në
internet.
Gjashtë rumunët e
identifikuar si Nicolae Popescu,
Daniel Alexe, Dimitru
Daniel Bosogioiu, Ovidiu Cristea dhe Dragomir Razvan, së bashku me shtetasin
shqiptar të
identifikuar si Fabjan Meme kishin ngritur një skemë mashtrimi duke përdorur faqe interneti të njohura në fushën e shit-blerjeve në
internet, si eBay, Cars.com apo CycleTrader.com.
Në profilet e hapura në këto faqe, ata tërhiqnin klientë duke u shitur makina apo varka që në të vërtetë nuk ekzistonin, transmeton Top Channel.
Për t’u bërë më të besueshëm për klientët ata përdorinin dokumente false, ndërsa mësohet se nëpërmjet skemës kanë mundur të përfitojnë mbi 3 milion dollarë.
Shtuar më 25/10/2013,
ora 18:20