"Gëzuar kongresin e skllavërisë", aktori shpërthen kundër Veliajt
Gjatë ditës së sotme kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të prezantojë rikandidimin e tij për këtë bashki.

Prej dy disa ditësh Veliaj dhe stafi i tij janë ërgatitur që të mbledhin sa më shumë njerëz në mënyrë që të tregojnë 'forcën' e mbështetjes që kanë.

Në mediat online u publikuan edhe disa mesazhe ku kryetarët e FRESH kërkonin që secili të merrte nga 10 persona me vete.

Pas këtyre lajmeve një reagim të fortë ka bërë edhe aktori Neritan Liçaj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai ka shkruar se sot do ketë një show me gallatë ku njerëzit janë nxjerrë me kërcënime në vend që të shijonin ca momente me familjet e tyre.

Më tej ai shkruan se buka e gojës të bën skllav, njësoj si në kohën e daulles dhe se asgjë nuk ka ndryshuar në thelb që nga ajo kohë, përveçse plehrat pasurohen më shumë dhe njerëzit shkelen po njësoj.

Postimi i plotë:

Sa pension te mire paska pasur mami!!! Sot do kete gallate me kete show-paljacate,mbushur me njerez te nxjerr me kercenime..qe ne vend te shijonin ca momente me familjet e tyre ne kete dite pranverore, do pellcasin ne diell duke mbajtur larte flamujt e kongresit,per te degjuar sukseset e shkaterruesit te tiranes dhe betonizuesit e parave te pista…..sa do lumturohen te kercenuarit me heqje nga puna dhe mire ata,po 10 te tjerer e marre prej tyre,ctaksirat kane…..lum si ata!!!Ehhh..moj buke goje qe te ben skllav…gezuar kongresin e skllaverise…si ne kohen e Dulles…asgje ska ndryshuar ne thelb…pervec se plehrat pasurohen me shume dhe njerzit shkelen po njesoj.’’ është shprehur artisti. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2019, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori