Gërdeci, paraqiten provat shkencore
Seanca gjyqësore e tragjedisë së Gërdecit këtë radhë është zhvilluar ndryshe nga herët e tjera pasi në gjyq nuk janë dhënë dëshmi por janë paraqitur provat shkencore të prokurorisë.

Gjithashtu në seancën e sotme gjyqësore është paraqitur edhe ekspertiza mjeko-ligjore e ekspertëve të huaj që kanë mbërritur në Shqipëri pas ngjarjes si dhe foto të vendit të ngjarjes dhe pamjet filmike.

Ndërkohë në lidhje me paraqitjen e provave shkencore ka patur edhe një dabat mes prokurorëve dhe avokatëve të cilët kërkojnë që paraqitja e tyre të shtyhet pasi ata duhet të njihen më parë me to.

Më 15 mars të vitit të vitit 2008, ndodhi tragjedia e Gërdecit, shpërthimi më i madh që kishte ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, shpërthenin i cili ka lënë pas 26 të vdekur, mbi 250 të plagosur.
Shtuar më 20/09/2010, ora 16:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori