E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
Gërdeci, Gjykata jep sot verdiktin final
Gjykata e Tiranës pritet të japë sot verdiktin final për të akuzuarit e tragjedisë së Gërdecit. Gjykata vendosi të shtyjë javën e kaluar dhënien e verdiktit për shkak të kompleksitetit të çështjes.


Prokurorët e çështjes kanë kërkuar masën e dënimit maksimal për tre të akuzuarit kryesor, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli, të cilët akuzohen për veprën penale të vrasjes, ndërkohë që nën akuzën e shfrytëzimit të postit të detyrës kanë kërkuar masa të tjera burgimi për ish-funksionarë të lartë shteti.


Organi i akuzës ka kërkuar masën e burgut të përjetshëm për ish-drejtorin e ndërmarrjes MEICO Ylli Pinari si dhe një gjobë prej 2 milion lekësh dhe përjashtim nga e drejta për të ushtruar funksione shtetërore dhe publike.


Masa e burgut përjetë është kërkuar edhe për pronarin e kompanisë "Albademil" Mihal Delijorgji si dhe 10 vite përjashtim nga funksinet publike dhe shtetërore. Ndërkohë është kërkuar një gjobë prej 75 milonë lekësh për kompaninë “Albdemil” të Mihal Delijorgjit dhe përjashtim për 20 vite nga aktivitetet e biznesit.

Edhe për administratorin e kompanisë së demontimit në “Gërdec”, Dritan Minxollin është kërkuar masa e dënimit me burg përjetë.
Prokurorët kanë kërkuar masën e dënimit me 8 vite burg për ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxha dhe 23 vite burg për Sokol Ngjeçin.

Të pandehurit të procesit “Gërdeci” akuzohen si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur në 15 mars të vitit 2008 në ish- fabrikën e demontimit në fshatin Gërdec të Tiranës, kur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm humbën jetën 26 persona, ndërsa u plagosën shumë të tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2012, ora 08:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori