Gërdec, Rama: Vendi në një fabrikë vdekjeje
Kryetari i PS-së, Edi Rama
Ne tre vjetorin e ngjarjes tragjike qe tronditi jo vetem Tiranen, por gjithe vendin me nje bilanc tragjik me 26 te vdekur, Gerdeci ka pritur sot per homazhe kreun e Partise Socialiste, Edi Rama bashke me aleatet e tij. Rama ne fjalen e tij hodhi serish akuza të ashpra ndaj kryeministrit Sali Berisha, i cili pengon drejtësinë, demokracinë. “U bënë tre vjet nga dita kur 26 njerëz të zakonshëm u vranë dhe kujtimi i asaj vrasje makabër me duart e një shteti të vënë në dispozicion të pushtetit, për përfitime të oborrit të Saliut, kumbon më shumë se çdo fjalë sot”, tha Rama gjate fjales se tij.

“Më shumë se çdo fjalë, ai kujtim, e te tjera vite në të cilat mund të kalojnë, flasin për padrejtësinë si themel i shtetit që Saliu dhe oborri i kusarëve të tij kanë ngritur dhe kërkojnë të blindojnë për të sunduar pafundësisht shqiptarët. U vranë 26 njërëz të varfër, të cilët bënin një punë të zezë, të cilët nuk figuronin në asnjë regjistër”, nenvizoi Rama.

Në fjalën e tij, kreu i opozitës tha se kjo qeveri e ka kthyer vendin në një fabrikë vdekjeje dhe zgjidhja eshte largimi i kesaj qeverie vrastare.
Shtuar më 15/03/2011, ora 17:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori