Prokuroria e
Përgjithshme kërkon kandidatë që duhet të zëvendësojnë në detyre pranë KLP ish prokurorin
Gentian Osmani.
Prokurori u
shkarkua nga procesi i
vettingut. Ja çfarë ndodhi dhe arsyet e shkarkimit me 31 korrik te ketij viti.
Osmani u
shkarkua për pasurinë. Përpara se të niste pushimet e verës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimin e fundit për këtë sezon shkalla e dytë e
vettingut ngeli në provim
Gentian Osmanin, një magjistrat i njohur dhe që së fundmi ishte votuar nga trupa e prokurorëve si anëtar i qeverisë së tyre.
KPA deklaroi se
Osmani i justifikon blerjen me këste të shtëpisë, ankesat ndaj tij nuk provohen dhe se pasuritë kanë burime të ligjshme. Por pavarësisht këtyre gjetjeve pozitive,
Osmani u rrëzua për shkak se siç u deklarua nuk justifikonte shpenzimet familjare përgjatë dy viteve.
Me një vend bosh të mbetur në KLP, tashmë prokurorja e
përgjithshme e përkohshme, pritet të thërrasë Asamblenë e
Përgjithshme, për të votuar një anëtar të ri.
Gjatë
vettingut Këshilli i Lartë i Prokurorisë humbi edhe anëtaren tjetër Antoneta Sevdari, ndërkohë që presin apelin edhe dy anëtarë të tjerë.
Shtuar më 02/09/2019,
ora 13:26