Gent Cakaj bën prapakthehu, nuk "jep mend" vetëm vetë

Agjenda e konferencës mbarëkombëtare që do të mbahet ditën e sotme, duket se ka pasur një ndryshim.

Ndryshe nga programi që u prezantua ku shkruhej qartë se i vetmi që do të mbante fjalën ishte Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj pavarësisht se në këtë lloj konference duhet të jenë eksponentë të rëndësishëm të kombit, ka mbajtur fjalën edhe Behgjet Pacolli, i cili aktualisht është edhe Ministër i Punëve të Jashtme në Kosovë.

Gjithë javës ky program u komentua shumë dhe Cakaj u gjykua gjatë për zgjedhjen e çuditshme, por tani mesa duket ka vendosur të bëjë një hap pas.

I pari që komentoi situatën ishte Mustafa Nano i cili hodhi akuza se Cakaj ishte ose i çmendur ose pinte kokainë. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2019, ora 09:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori