E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Genocidi në Srebrenicë, Berisha: Të dënojmë qëndrimin e Putinit, këtij "Hitleri të ri"
Gjatë fjalës së tij të sotme në Kuvend, ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka kërkuar një minutë heshtje në kujtim të viktimave të masakrës së Srebrenicës.

"Genocidi i Srebrenicës ngjarja më e turpshme", tha Berisha, i cili shtoi se ky genocid u shtri edhe në Shqipëri.

Ish kryeministri e quajti ditën e sotme një ditë solidariteti me popullin boshnjak, raporton Portali Albeu.

Berisha dënoi edhe qëndrimin e presidentit rus, Vladimir Putin, duke e quajtur një "Hitler i ri".

Në verën e vitit 1995 forcat serbe vranë 8 mijë meshkuj myslimanë, duke shënuar ngjarjen më tragjike pas Luftës së Dytë Botërore. /albeu.com/
Shtuar më 09/07/2015, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori