Gazetarja: Xhisiela po gënjen, erdhi e shoqëruar me një makinë
Gjatë intervistës në studion e Open, Xhisiela Maloku ka mohuar të jetë dhunuar.

Ndërsa intervista transmetohet me pjesë, në studio gazetarja Anila Hoxha ka hedhur poshtë gjithë intervistën me një detaj.

Anila u shpreh se Xhisiela nuk është aspak e sinqertë në ato që thotë dhe se vajza duket qartë që është e frikësuar dhe nuk flet sepse mund të jetë kërcënuar.

“Eni, ne ishim bashkë kur ajo erdhi për intervistën dhe ne e pyetëm se me çfarë erdhi, dhe na tha me taksi, por ne e pamë që ajo erdhi me një makinë dhe e shoqëruar. E pamë edhe kur iku. Nuk e di se kush mund të kanë qenë ata, por ajo na gënjeu”, tha Anila. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 21:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori