Gazetarja tregon si Eni Vasili e la jashtë studios: Duhet t’ja plotësojë dëshirat kryeministrit
Gazetarja investigative Fatjona
Mejdini, ka qenë e
ftuar mbrëmjen e djeshme për në pjesën e dytë të emisionit OPEN, por gjërat nuk kanë shkuar sicc duhet.
E
ftuar për të adresuar një bllok pyetjesh lidhur me
krimin e organizuar,
Mejdini shprehet se ajo së bashku me kolegun e saj nuk janë lënë t’i bashkohet pjesës së dytë të intervistës sipas rakordimit që kanë pasur me emisionin.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ndër të tjera
Mejdini shkruan:
“Emisioni
Open ne Top Channel e anulloi pjesen e dyte ku une me koleg ishim te
ftuar per te folur per
krimin e organizuar, per shkak se Kryeministri Rama kishte kerkuar zgjatje te pjeses se tij.
Dhe sigurisht nje Tv duhet tja plotesoj deshirat Kryeministrit!”, nënvizon
Mejdini. /albeu.com/
Shtuar më 09/06/2020,
ora 10:58