Gazetarja tregon fjalët e Kotzias pasi takoi Bushatin: E duam Shqipërinë në BE
Pëlqej
Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias prej dy ditësh zhvilluan bisedime në Kretë duke u fokusuar në çështjet e hapura dypalëshe.

Nga ana e ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, nuk ka asnjë deklaratë për atë që u diskutua në Kretë.

Nga ana e mediave greke është folur më shumë për këtë takim. Gazetarja Ira Londo, ka treguar për Dritare.net detaje nga takimi Bushati- Kotzias, si dhe fjalët që tha ministri grek për median lokale të zonës Hania në Kretë, që në vijim u ripublikua në mënyrë masive nga media vendase.

“Ministri Kotzias, i shoqëruar nga Bushati, në një intervistë për median lokale tha: “Diksutimet me ministrin Bushati u kryen në vendlindjen e Zeusit, në vendlindjen e vetë Evropës, gjatë takimit u prekën të gjitha çështjet e hapura që duhet të zgjidhen sot për të përcaktuar perspektivën e së nesërmes. Në kuadrin e diskutimeve intensive zhvilluam dhe vizitën në vendlindjen e Zeusit dhe aty ku u rrëmbye Evropa, sipas mitologjisë greke. E duam Shqipërinë në Bashkimin Evropian”. Kjo deklaratë u shpërnda në të gjitha mediet greke”, tha Londo.
Shtuar më 13/11/2017, ora 23:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori