Gazetarja shqiptare rrëfen tmerrin: “Po vdisja nga paniku”
Pëlqej
Gazetarja e Abc News në Bruksel, Erisa Zykaj, ishte duke raportuar për televizionin kur në njërën prej metrove më të mëdha të Brukselit shpërtheu sulmi. Video gjatë së cilës ajo komunikonte me moderatoren e Abc në Tiranë, Suela Demiraj, bëri xhiron në rrjet duke emocionuar të madh e të vogël.

Duke raportuar live me telefon, vetëm pak metra larg metrosë ku ndodhi shpërthimi terrorist, Erisa ishte e tmerruar, sepse për më shumë se 40 minuta nuk arrinte të lidhej me bashkëshortin për të mësuar ku ishte djali. Kujtimin e asaj dite të tmerrshme paniku, Erisa e ka ndarë pasditen e sotme edhe me publikun nga “Rudina”, në Tv Klan. Për 17 vite, Erisa punon dhe raporton lajmet e Brukselit, aty ku ndodhet edhe selia e Bashkimit Europian, por kurrë si atë ditë nuk ishte ndier më e frikësuar: “Isha e tmerruar, sepse nuk po mendoja për veten.

Nuk po arrija dot të komunikoja me familjen, nuk dija nëse Zako kishte shkuar te djali në kopsht”, – tregon Erisa duke kujtuar me emocion atë ditë të trishtë. “Pyetja e menjëhershme e gazetares “Ti, a je lidhur me familjen?” më bëri të shpërtheja në lot. Po mbaroja nga panik shkruan Klan Tv.

Ka qenë e tmerrshme, ishte raportimi më i vështirë”, – thotë Erisa, edhe pse, vite më herët, ajo kishte raportuar për mediat e huaja edhe luftën e Kosovës dhe ishte mësuar me dhimbjet: “Gjatë luftës së Kosovës, kam qenë duke përkthyer dhe kam qarë duke raportuar për mediat franceze. Si mund të isha ndryshe?” – tregon ajo, por megjithatë momenti më i dhimbshëm ka qenë pikërisht ai kur frika më e madhe ishte ajo për familjen.
Shtuar më 13/11/2017, ora 20:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori