Gazetarja “sherr” LIVE me deputetin: Politikanët takonin kriminelët në burg
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Studio e Hapur” në Neës 24 është përfshirë në një debat me deputetin e PS-së Xhemal Qefalia.

Duke iu drejtuar Qefalisë si ish-drejtues burgu, Lala tha: “Keni qenë drejtues burgu dhe e dini se si politikanët kanë ardhur në dyert e burgjeve dhe takonin kriminelët, bënin edhe fushatë”.

Xhemal Qefalia: Këtë nuk e thashë unë

Klodiana Lala: Na thuaj emrin e një peshkaqeni të madh të arrestuar zoti Qefalia

Xhemal Qefalia: Në të tilla raste që të marrësh përgjigje të plotë duhet t’ju referohesh shifrave. Ne jemi transparent. Fakti që kemi uljen më të madhe historike të vrasjeve tregon prirje rendimentale dhe punë të policisë. Elementi kriminal zbulohet nga policia e më tej është pjesë e një sistemi tjetër të pavarur. Ndaj ne kërkojmë reformë të madhe tek ajo pjesa e pavarur. Policia tani është trajtuar mirë, e veshur mirë,

Klodiana Lala: Policia është e përfshirë në trafik kanabisi, pse nuk arrestoi Klement Balilin?

Xhemal Qefalia: Me lejo të mbaroj

Klodiana Lala: Këto janë fakte

Klodiana Lala: Pse nuk u reagua për rastin Balili?

Xhemal Qefalia: Policia është në veprim. Ne si mazhorancë kemi gjithë vullnetin dhe po bëjmë përpjekje për të vërë krimin në duart e policisë. Ka vullnet për t’i shkur deri në fund. A ka elementë që duhen larguar nga policia? Po, ka, do shikohet çdo drejtues policie për të lënë të pastër figurën e punonjësit të policisë.
Shtuar më 16/10/2017, ora 23:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori