Reshjet e dendura të shiut, hapen portat e shkarkimit në hidrocentralin e Fierzës

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka njoftuar se ka hapur portat e shkarkimit në hidorentralin e Fierzëz për shkak të reshjeve të dendura.

Mësohet se niveli i ujit ka arritur në kuotën maksimale, 288 metra, ndërsa në orët në vazhdim pritet  që reshjet e shiut bëhen edhe më të dendura.

Sipas parashikimit të meteorologëve, e gjithë java pritet të jetë nën sundimin e motit të keq.

Njoftimi:

“Të dhënat e orës 18:00 tregojnë se Fierza ka arritur në kuotën 288.81 m, me prurjet 160 m3/sek, P=500 MË, ne pune 4 Ag, Shkarkimet nga Porta 200m3/s; KOMAN; Kuota 166.31m, prurjet 760/60 m3/sek. P=544MË, ne pune 4 Ag, Shkarkimet nga Porta 200 m3/s; V.Dejës; Kuota 72.38 m, prurjet 905/30 m3/s. P=230 MË, në punë 5 Ag, shkarkimet nga Porta 200m3/s”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar përmbytje në qarqet e veriut dhe në veri-perëndim. Sipas tij, Shkodra, Kukësi, Dibra dhe Lezha do regjistrojnë reshje të dendura, të cilat mund të shoqërohen me prurje masive ujërash dhe për pasojë përmbytje.

“Gjatë pasdites së sotme (e hënë, dt.16) dhe gjatë ditës së nesërme (e martë, dt.17) do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri të territorit. Në fund të ditës së nesërme reshjet intensive pritet të shtrihen në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave”, thuhet në njoftim./Albeu.com/


Shtuar 16.01.2023 22:55