Gazetarja fajëson shtetin shqiptar për vrasjen e Marios: Vrasja ishte paralajmëruar
Pëlqej
Gazetarja investigative Klodiana Lala e ftuar në Opinion ka pranuar se Majollari është kërcënuar disa herë para vdekjes me jetë.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është Kastriot Gjuzi, ndërsa mendohet se kjo vrasje është kryer për gjakmarrje, pas vrasjes që babai i viktimës, bëri ndaj vëllait të autorit të dyshuar në vitin 2000.

“Largohu nëse nuk do të humbësh jetën, ishte kërcënimi që mori Mario”, u shpreh Fevziu duke ia dhënë fjalën Klodiana Lalës.

“Miqtë e tij e dinin dhe ai ua kishte shprehur këtë shqetësim”, është shprehur gazetarja.

“Marjo kishte shumë vite që përpiqej të largohej nga Shqipëria, përpjekje që zgjatën rreth dy vite. Por edhe kur ishte në Suedi, ai kishte shprehur frikë dhe ata që e rrethonin atje e dinin këtë gjë. Ai e ka treguar edhe në policinë shqiptare këtë rast, por ata nuk e kanë marrë parasysh, nëse policia do të bënte një kontroll për të atin e tij do të mjaftonte që ta merrnin në mbrojtje. Shteti shqiptar është bashkëfajtor”, është shprehu Koldiana Lala. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 23:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori