Gazetarit të anti-mafias i bëjnë atentat për herë të dytë brenda pak ditëve
Gazetari italian dhe drejtorit të “Kampania Noticie”, Mario De Mikele i kanë bërë një atentat mafioz por ai ka shpëtuar për mrekulli.

Ky është atenati i dytë brenda pak ditëve ndaj gazetarit.

Teksa ndodhej në bord të automjetit të tij, në Kazertano, ai u qëllua me breshëri nga më shumë se një person.

Policia italiane ka nisur hetimet e menjëhershme, dhe pista kryesore është ajo e mafias.

Në një reagim të shkurtër vetë Di Mikele u shpreh se kishte frikë, por do të luftonte gjithnjë deri sa vendi ku jetonte të bëhej normal.
Shtuar më 15/11/2019, ora 16:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori