E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Gazetari zbulon ngjarjen që shqetësoi Ramën teksa pushonte në Vlorë me Zahon
“Po t’u vunë vlonjatët, nuk ta lënë mangut as në det”, shkruan gazetari Basir Çollaku.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ai treguar një ngjarje të ndodhur pak ditë më parë në Vlorë, ku i përfshirë ishte kryeministri Rama.

Sipas gazetarit, Rama ishte futur në det për t’u larë me të birin, kur disa fëmijë i afrohen dhe i thërrasin “Rama Ik”.

Ai shton se kjo gjë nervozoi Ramën dhe urdhëroi gardën të vinte qetësi. Kjo ngjarje nuk është e sajur por ka ndodhur vërtet shkruan gazetari.

Statusi i gazetarit:

Pak dite me pare, Rama ishte ne Vlore tek rezidenca qeveritare, por nuk gjeti rehati nga pickimet leksikore te disa femijeve.. Teksa notonte duke u argetuar dhe me te birin, disa femije dhe ata qe po freskoheshin ne ujin aty prane, i afrohen..dhe i therrasin… Rama ik.. Po tu vune vlonjatet, nuk ta lene mangut as ne det.. KM u nervozua fort dhe garda beri goxha zhurme per te vene rregull qeveritar.. ngjarje jo e sajuar…”

Shtuar më 05/08/2019, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori