Gazetari tregon detaje të reja për Kacifasin: Përdori armë me plumba blindshpues
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka nxjerrë në dritë mbrëmjen e sotme detaje të reja për armën që përdori Kostandin Kaçifa, në shkëmbimin e zjarrit me forcat RENEA.

Hoxha tha në "Java" se bëhet fjalë për një pushke automatike AK-47, prodhim kinez, të modifikuar me pjesë të një snajperi rus të tipit Dragunov.

Në foton e bërë në vendngjarje, pak pas eliminimit të Kaçifas, duket arma vdekjeprurëse me dylbi të adaptuar.

“Shënjestra optike anësore është jashtëzakonisht e sofistikuar dhe sot shërben si bazë për të gjitha optikat moderne. Kjo optikë ka telemetër që mat distancën dhe kompensator balistik” – tha Artan Hoxha.

Automatiku i Kaçifës ka qenë me plumba blindshpues ç’ka ia rrit rrezikshmërinë përdorimit të saj kundër individëve.
Shtuar më 02/11/2018, ora 21:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori