Gazetari thotë se do të vetëvritet nesër, tregon orën dhe vendin (FOTO LAJM)

Bojan Bozhoviq, ish gazetari serb nga veriu i Kosovës, po kërcënon se do bëj vetëvrasje ditën e premte në publik.

Ai po kërkon një vend pune, pas sot ka mbetur i papunë.

Për këtë, ai ka ftuar ish kolegët e tij gazetar që të premten me datën 7 shtator, të jenë te rrethi kryesor në Prishtinë, në orën 13:00, ku ai pretendon se do kryej vetëvrasjen.

“Nga sot jeta ime nuk ka vlerë. Kam vendosur që të premten më 7 shtator 2018 të vij në Prishtinë te rrethi kryesor që të kërcej dhe t’ia marrë vetes jeten. I thërras gjithë kolegët e mi gazetarë që të vijnë në ora 13:00 te vendi i ngjarjes”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Shtuar më 06/09/2018, ora 09:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori