Gazetari: Të vihet nën hetim SPAK-u, testet e Covidit u blenë 3 herë më shtrenjtë
Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku reagon për vendimin e SPAK, që nuk gjeti asnjë shkelje sa i takon ngritjes së dy komisioneve të cilat u angazhuan për blerjen e kiteve për testet covid dhe për blerjen e respiratorëve.

Tomorri e cilëson të gjithë këtë “çmenduri” pasi kitet u blenë 3 herë më shtrenjtë dhe nuk ka asnjë person përgjegjës.

Në një shkrim në Facebook, kërkon që të hetohet SPAK-u dhe i bën thirrje që ti kthehen paratë qytetarëve.

Reagimi i plotë:

Vini nen hetim SPAK-un

Justifikimi i djeshem i SPAK per tenderat emergjente te Covidit ishte i turpshem. Prokuroria pranon qe kitet u blene me cmim 3 here me te shtrenjte se tregu, por sipas saj ministria e Shendetesise nuk ka faj.

As anetaret e Komisionit nuk kane faj- thote prokuroria- pervecse duhet te jene me vigjilente heren tjeter dhe te verifikojne cmimet e tregut nderkombetar. Cmenduri.

Ajo qe ka ndodhur eshte e qarte. Respiratoret nga 2 mije euro qe kushtonin ne treg u blene me 6400 euro. Kitet nga 2 dollare u blene me 6 dhe 9 dollare. Qytetareve shqiptare ju grabiten miliona euro, ndersa Spak thote se nuk ka veper penale, thjesht komisioni gaboi pak se nuk verifikoi cmimet ne tregun nderkombetar.

Vini nen hetim SPAK-un pastaj. Ose detyrojini prokuroret t’i kthejne ata leket e qytetareve qe avulluan me tenderat e Covidit. Kaq e thjeshte eshte.

Ku ka gare ne bote qe prokurohet me vlere tre here me te larte se tregu dhe nuk mban njeri pergjegjesi. Nuk eshte 10 per qind me shume, as 20 per qind. Madje as 100 per qind. Eshte trefish. Jane miliona euro qe u jane marre qytetareve padrejtesisht duke shfrytezuar krizen. Ndersa disa njerez vdisnin nga virusi, disa te tjere fitonin miliona duke bere biznes me vdekjen. Kjo ka ndodhur me vigjilentet e Ministrise se Shendetesise.

Nderkohe, ajo kompania qe del tek pergjimet e Ndraghetes, ka marre miliona e miliona euro tendera publike, pikerisht nga Ministria e Shendetesise. Madje me 2017-en, kur kane ndodhir ato pergjimet, KLSH e ka klasifikuar si peshkaqenin me te madh te buxhetit te shendetesise. Te paren. Por edhe ketu ka qene ceshtje vigjilence, si gjithmone.
Shtuar më 23/01/2021, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori