Gazetari sqaron arsyen e shifrave të ulëta të sigurimeve: Njerëzit nuk kanë besim
Pëlqej
I ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në Ora News, kryeredaktori i Albeu.com, gazetari Emirjon Senja është shprehur se bazuar në rastet e publikuara në Albeu.com, vihet re një mosinformim i njerëzve lidhur me sigurimet e makinave apo shtëpive.

Ai theksoi se njerëzit nuk e njohin ekzistencën e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare dhe ndaj edhe numri i personave që raportojnë aty është shumë i papërfillshëm në krahasim me dëmet që ndodhin realisht.

Senja tha se faktorë të tillë vihen re në atë cfarë sigurojnë njerëzit.

Vetëm 14% e tyre sigurojnë jetën ndërkohë që statistikat flasin për një sigurim më të lartë të makinës, rreth 66% që teknikisht është i detyrueshëm dhe ndërkohë të tjerat lihen pas dore.

Dicka e tillë sipas gazetarit, vjen si pasojë e mosbesimit që kanë njerëzit tek ky autoritet.

Sipas tij institucionet përgjegjëse duhet të bëhen shembull qytetarëve dhe të nxisin besimin. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2017, ora 21:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori