E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
Gazetari pyet Braçen për Taiwan-in: Kur e more vesh që s'ishte mbyllur kazinoja, në drekë apo në darkë?
Gazetari Klodian Tomorri ka pyetur sot zëvendës kryeministrin Erion Braçe, pas mbylljes së kopmleksit Taiwan. Në një reagim në Facebook, teksa thekson se sot nuk është mbyllur kazinoja dhe Erion Braçe ka gënjyer, Tomorri tregon dhe pse nuk ka ndodhur kjo gjë.

Gazetari pyet Braçen, se pse ky i fundit gënjeu kur tha se u mbyll dhe kazinoja dhe bën pyetjen "1 milionë dollarëshe": “Kur e mori vesh qeveria që kazinoja kishte NIPT tjetër dhe nuk mund të bllokohej? Në drekë apo tani në darke?”

REAGIMI I PLOTË

Nje pergjigje per kazinone. Zvkryeministri kishte nje postim ku listonte argumentat e mbylljes se Tajvanit nga administrata fiskale. Ne fund te statusit kishte bere nje sqarim edhe per kazinone, si pergjigje ndaj dikujt te cilin e quante “i zgjuari qe sa here ben propagande, i heq vetes nga nje tulle”. Gjasat jane qe i zgjuari qe ben propagande te jem une.

Zoti Brace thote se nuk mund te mbyllet kazinoja si licence per shkak se eshte miratuar me ligj te vecante dhe mbyllja e njeanshme do ishte cenim i sigurise juridike, qe do ta demtonte shtetit ne arbitrazh. Ky ishte sqarimi per heqjen e licences, totalisht i panevojshem sepse askush nuk ka folur per heqje licence para kohe.
Shtuar më 02/08/2019, ora 21:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori