Gazetari nxjerr dokumentin: Lulzim më paske gënjyer për shkollën (FOTO LAJM)

Gazetari Mero Baze, së fundmi është ndalur te shkollimi i kreut të PD-së Lulzim Basha.

Baze pranon se ka qënë një nga gazetarët që e ka mbështetutr Bashën për sa i përket shkollimit të tij, por nga dokumenti i siguruar së fundim, duket se ai ëshët zhgënjyer.

Baze akuzon dhe Berishën për këtë gënjeshtër që i është bërë publikut, ndësa deklaron se e bija e tij Argita ka qenë ajo që ka sjellë Bashën në politikën shqiptare.

Reagimi i plotë i Bazes:

Kur e paskam takuar për herë të parë Lulzim Bashën, paska qenë i padiplomuar, ndërkohë që po e prisnim si model i të riut të shkolluar në Perëndim. Në përpjekje për ta shitur si një talent që vinte nga Perëndimi, Sali Berisha më rekomandoi ta takoja në fund të Dhjetorit të vitit 2004, ndërkohë që ideja e KOP kishte marrë jetë dhe anëtarët po rekomandoheshin në shumicë nga mërgata shqiptare e Kosovës, që punonte me të bijën e Sali Berishës, atje.

Lulzim Basha u paraqit si dikush i shkolluar shumë mirë në Hollandë, që kishte punuar me organizata ndërkombëtare dhe më pas me UNMIK në Kosovë.

Nuk dua të zgjatem më tej në detajet e atij takimi të parë, por një gjë është tashmë e provuar. Më ka gënjyer dhe për shkollën. Më ka gënjyer mua, shpresoj të ketë gënjyer Sali Berishën, ndoshta dhe Argitën, që ishte shkesja e sjelljes së tij në politikën shqiptare.

Se nëse nuk i ka gënjyer është dhe më keq . Duhet të kenë qenë shumë të detyruar ndaj tij për shkak të Argitës.

Dokumenti provon se ndërkohë që ne ua prezantuam shqiptarëve si një i shkolluar në Perëndim, ai ka qenë pa shkollë.

Dokumenti zyrtar që Universteti i Utreht i ka çuar gazetës provon se ky njeri ka bërë 4 vjet shkollim parauniversitar, për tu konsideruar i aftë për të ndjekur bachellorin.

Dhe më tej nuk dihet më asgjë çka bërë, por në vitin 2005 ka një dokument që provon se ka mbaruar studimet.
Shtuar më 10/03/2019, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori