Gazetari merr përgjegjësinë: Si e futa në kurth Xhafajn (VIDEO)
Pëlqej
Gazetari Jetmir Olldashi ka marrë përgjegjësinë dhe ka pranuar sot se është personi që ka bërë përgjimin e Agron Xhafajt dhe intervistën me Dëshmitarin X, Albert Veliu.

Gazetari investigativ ka rrëfyer sonte në Opinion se si kontaktoi me Dëshmitarin X dhe si realizoi përgjimin që më pas u bë publik nga Partia Demokratike.

Ai ka rrëfyer:

Është bërë me 24 tetor 2017, ka qenë vetëm një ditë e vetme. Janë regjistruar rreth dy orë e pak. Babalen e takova disa herë në Tiranë, ai shprehu disa gjëra të rënda për trafikun e drogës në Vlorë. Ai u vetëofrua për të bërë denoncimin. Ajo ishte një lloj hakmarrje dhe zemërimi i brendshëm rreth njerëzve që kishte bashkëpunuar.

Kjo kohë përkoi me kohën e arrestimit të Habilajve. Ai u afrua personalisht me më treguar se ku do blihej droga. Ishim vetëm ne të dy. Morëm ca pajisje të thjeshta përgjimi, stilolapsa.

Shkuam në Vlorë tek lokali i ministrit të Brendshëm, pasi ai mendonte se ishte i përfshirë në trafikun e drogës, por edhe njerëz të afërt gjaku të ministrave të tjerë.” /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2018, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori