Gazetari kritikon opozitën: Duhet trokitur në derën e Prokurorit të Përgjithshëm
Gazetari investigativ Artan Hoxha këtë mbrëmje ka qenë i ftuar në “Top Story” ku është shprehur skeptik se si po zhvillohet ngjarja e përgjimeve.

Ai e ka quajtur më shumë si një shfaqje mediatike dhe politike sesa publikimi i një skandali.

“Bëhet fjalë për një furtunë mediatike dhe politike por ende nuk kemi parë që organet po nisin diçka konkrete. Për sa kohë që Prokuroria dhe Krimet e Rënda nuk kanë nisur hetimet nuk ka asgjë.

Dera që opozita duhet të trokasë është ajo e Prokurorit të Përgjithshëm,” tha Hoxha.
Shtuar më 17/10/2017, ora 21:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori