Krim i rëndë në familje, 42-vjeçari vret fëmijët, gruan, vjehrrën dhe më pas veten

Një 42-vjeçar në SHBA, pasi vrau të gjithë familjen, i dha fund jetës së tij duke lënë një shënim të çuditshëm.

Shteti amerikan i Utah u trondit nga krimi i tmerrshëm i babait që vrau pesë fëmijët e tij, gruan dhe vjehrrën.

Më pas ai qëlloi veten duke lënë një shënim vetëvrasjeje. Në të ai akuzoi gruan e tij për manipulimin u paraqit si viktimë.

“Nuk duroj dot një ditë tjetër. Ne nuk do të jemi barrë për shoqërinë. Vazhdova të kërkoja ndihmë dhe ju nuk më dëgjuat. Më mirë të kalbem në ferr sesa të duroja një ditë tjetër manipulimi dhe kontrolli mbi mua ,” vazhdoi në shënimin e tij Michael Haight, i cili qëlloi për vdekje vajzat e tij Macie, Briley, Sienna dhe djemtë Ammon dhe Gavin, gruan e tij Tausha , por edhe nënën e saj 78-vjeçare, Gail Early./Albeu.com/


Shtuar 10.04.2023 10:53