Gazetari jep alarmin: Në Elbasan ka grupe që lëvizin me armatime të rënda
Pëlqej
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në Tonight ka deklaruar se në Elbasan fakti se cdo dy ditë hidhen në erë makina apo banesa ka një shpjegim sa të thjeshtë edhe shumë të komplikuar: Në Elbasan ka “grupe që kanë mbi 15 vjet në aktivitet lëvizin me eskortë dhe armatim të rëndë, me suport të aleancave politike që kanë”.

Ai gjithashtu vuri theksin edhe te fakti se të gjithë Prokurorët në ELbasan largohen nga pun shumë shpejt.

“Se si është e mundur që të sulmosh skuadrën operacionale e të mos hyje gjemb ne kembe?

Si i ndihmon politika? Së pari duke mos e përmendur, duke e anashkaluar. Si ka mundësi që ministri ka thene jane dy fise, Capja e Cela…Njeri eshte ne hetim tjetri…Janë zgjedhjet vitin tjetër e ata duhen në betejë.

Si ka mundësi që prokuroria që shkoi në Elbasan e po hetonte ai u hoq i pari, se lanë as 2 muaj, cfare ndodhi atje? Cfare i ndodhi prokurores së përgjithshme të përkohshme?"-është shprehur gazetari. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2018, ora 22:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori