Gazetari i "tërheq" veshin qeverisë: Do vrisni të moshuarit
Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruan se izolimi total i të moshuarve mund të shndërrohet në vrasje masive shtetërore.

Ai thekson se nëse nuk do dalin, si do ushqehen këta të moshuar që janë vetëm. Kush do ua paguajë ujin, dritat, kush do t'uia blejë ilaçet.

Ai i kërkon qeverisë ta mendojë sërish pasi mund të vrasë njerëz.

Postimi i Plotë

Ndalimi absolut i pensionisteve per te dale nga shtepia, eshte nje politike qe ne kushtet e Shqiperise mund te shnderrohet ne vrasje masive shteterore.

Jane me qindra mijera pensioniste ne Shqiperi, te cilet jetojne vetem. Nese i ndalon te dalin per te bere pazarin kush do i ushqeje keta?

Kush do i furnizoje me ilace? Kush do ja u paguaje dritat, ujin?

Keto jane politika qe nuk i realizojne dot as shtetet me sociale ne bote, qe kane administrata publike dhe sisteme sociale perfekte, jo me Shqiperia, qe ndan qese me ushtare.

Mendojeni mire kete pune se do vrisni njerez keshtu. Po te mbeten ne meshiren e qeseve me ushqim qe dergon Ministria e Mbrojtjes apo bashkite, gjysma e pensionisteve ne Shqiperi jane te vdekur qe tani.

Gjeni nje zgjidhje si do i ndihmoni, se kete e keni keq.

Shtuar më 31/03/2020, ora 10:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori