Gazetari i njohur kritikon Zaev: Bëri deklarata skandaloze për shqiptarët
Gazetari Berat Buzhala i ka konsideruar si skandaloze deklaratat e Zaev dhe se sipas tij, shqiptarët duhet të Zaevin pas zgjedhjeve duke mos u shitur për pak pushtet.

“Nuk ka rast më të mirë që shqiptarët ta demantojnë Zaevin pas zgjedhjeve, duke mos u shitur per pak pushtet, duke mos bërë marrëveshje të koalicionit për interesa personale, por për interesa të përgjithshme.

Me fjalë të tjera na ndajnë vetëm pak ditë prej momentit, per të parë se a kishte të drejtë Zaev a jo.

Në anën tjetër deklarata të tilla stereotipizuese nga një kryeministër në detyrë, për më tepër ndoshta nga një kryeministër që po vjen, janë skandaloze. Unë besoj që ka shqiptarë që shiten me pare, sic ka edhe maqedon qeë shiten me pare, por paragjykimi kolektiv është thjesht një reminishencë nga e kaluara e hidhur kur shqiptarët gjykoheshin dhe paragjykoheshin kolektivisht” thotë Buzhala për TS.

Shtuar më 11/07/2020, ora 12:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori