Gazetari i Bild sulmon sërish qeverinë
Gazetari i Bild, Peter Tiede ka reaguar pas tensioneve në disa mprej qendrave të KZAZ-ve në vend, ku protestuesit e opozitës u përplasën me policinë dhe pasuan shoqërimet në komisariate për disa nga përfaqsuesit e saj.

Në një postim në Facebook, Tiede shkruan se shoqërimin e përfaqësuesve të oozitës e urdhëroi qeveria socialiste.

“Shqipëria tani nën ligjin e Putinit dhe Erdoganit: Arrestimi i udhëheqësve të opozitës u urdhërua nga qeveria socialiste. Në mbarë vendin ka trazira dhe sulme. Në të dy anët të plagosur. Kjo nuk është e mirë”-shkruan Tiede.

Shtuar më 19/06/2019, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori