Gazetari bën deklaratën e fortë: Xhisielën tentuan ta vrasin pas zbulimit të skandalit
Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar nw 360 gradw se Xhisielën kanë tentuar ta vrasin pas publikimit të ngjarjes.

“Kanë dashur edhe ta vrasin edhe pas publikimit të kësaj ngjarje. Janë dokumente zyrtare nuk i kemi shkruar ne. Si ka mundësi që ky njeri nga dhjetori i vitit 2007, shkoi në Krujë dhe nuk ia kanë marrë kallëzimin. Si ka mundësi që një njeri i lumtur kalon kaq muaj nëpër komisariate. Këtë ekspertin kush e ka kërcënuar që të bëjë këtë raport të rremë. Pse prokurorja nuk e ka bërë detyrën kur e ka parë këtë raport. Jemi në kushtet e flagrancës dhe mund të ishte marrë një vendim. Është një dosje me një sërë veprimesh”, u shpreh Çollaku.

Gazetari theksoi se nga 5 akuza që kanë rënduar fillimisht ndaj Rexhep Rahjës, sot janë sfumuar vetëm në një.

“Kjo është një ngjarje e rëndë dhe në atë çka shkruhet është e rëndë. Sot dosja është një paçavure. Në kallëzimet e para, akuzat që rëndonin mbi të pandehurin, akuzat kanë qenë 5, sot është një. Ka qenë përndjekja, që ka mbetur. Armëmbajtja pa leje nuk është. Heqja e paligjshme e lirisë. Dhunë dhe torturë që është vërtetuar nga ekspertët ligjor, marrëdhënie seksuale me dhunë. Të gjitha këto sot nuk janë, kemi vetëm përndjekje. Nuk e di se sa mirë e ka bërë prokuroria punën kur për dy muaj e gjysmë e nuk ka deleguar asnjë hetim. Së paku një urdhër mbrojtje mund ta kishte e dëmtuar pa ardhur në këtë situatë. Së paku një masë sigurie mund të kishte për të pandehurin. Persona që kryejnë veprime të tilla unë besoj se institucionet nuk duhet të presin që të vijë vjeshta”, deklaroi Çollaku.
Shtuar më 01/10/2018, ora 22:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori