Gazeta polake: Shqipëria “kryeqytet” i tolerancës fetare në botë
Gazeta polake “natemat.pl” i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë, nisur nga fakti se në Paris u pa një gjest që mrekulloi shumë njerëz, ai ku klerikë të besimeve të ndryshme fetare ecën bashkë.

Gazetari Michal Gasior, i cili e titullon shkrimin "Katolikët “të përqafuar” me myslimanët, Shqipëria, vendi më tolerant në botë", shkruan se vendi ynë është pa dyshim “Kryeqyteti i tolerancës fetare në botë.”

“Është një vend, ku edhe pse myslimanët janë pjesa më e madhe e shoqërisë, nuk ka thirrje për ekstremizëm. Nuk ka grupe radikale. Mirë se vini në Shqipëri, një vend i cili në vizionin e diktatorit komunist Enver Hoxha u kthye në ateist 100%, ndërsa sot është bërë kryeqyteti botëror i tolerancës fetare”, shkruan gazetari.

reportazh theksohet edhe një fakt tepër interesant, se kanë qenë myslimanët ata që ndihmonin të krishterët të ngrinin kishën që iu kishte shembur komunizmi.

Shkrimi përmend faktin se Papa Françesku zgjodhi pikërisht Shqipërinë për të përcjellë mesazhe paqeje dhe tolerance fetare./albeu.com/




Shtuar më 16/01/2015, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori