Gati ti shpërthente tritoli në makinë, si shpëtoi inspektori i tatimeve në Shkodër
Një tragjedi ku ndoshta do të kishte edhe viktima është shmangur në qytetin e Shkodrës.

Bëhet fjalë për një sasi eksplozivi të vendosur në makinën e inspektorit të tatimeve në Shkodër Nehat Zaganjori.

Por si u shmang tragjedia?

Inspektori në fjalë kishte parkuar mjetin e tij keq, dhe në këtë mënyrë policët i ishin afruar ta gjobisnin.

Një i afërm i Nehatit kishte parë policët pranë makinës dhe kishte shkuar drejt tyre dhe pikërish në këtë moment ai kishte vënë re një gje të dyshimtë në targën e mjetit.

Menjëherë ka njoftuar shtetasin Nehat Zaganjori duke qenë se e njihte.

Ky i fundit bashkë me shokët e tij e kanë goditur me këmbë lëndën plasëse duke e hedhur në tokë ndërsa nuk ka shpërthyer në asnjë moment.

Më pas është njoftuar policia dhe është pritur ardhja e grupit anti-eksploziv nga Tirana të cilët zbuluan se bëhej fjalë për një asi tritoli prej rreth 20-30 gram.

Shtetasi Nehat Zaganjori ka deklaruar se nuk ka konflikte me kënd dhe se e vetmja arsye e vendosjes së tritolit në mjetin e tij mund të jetë për shkak të detyrës si inspektor tatimesh në Shkodër.

Ndërkohë Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorëve.
Shtuar më 02/11/2018, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori