4 raste të reja me COVID-19 në Durrës

Në Durrës janë konfirmuar edhe katër raste të tjera me koronavirus. Abcnews.al mëson se rastet janë konfirmuar: një në Sukth dhe tre në Durrës.

Të gjitha janë raste nga zinxhiri i kontakteve. Pra,nuk ka shfaqen vatra të reja infeksioni.

Të infektuarit e radhës, janë zbuluar me anë të hetimit epidemiologjik, ndërsa tamponi u është marrë ditën e djeshme. Sot u regjistrua gjysma e numrit të rasteve, pasi ditën e djeshme u regjistruan tetë të infektuar.


Shtuar 17.06.2020 08:09