Gati për bllokadë
Drejtuesit e Lëvizjes “Vetëvendosje” të enjten u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i bashkohen aksionit të tyre për bllokimin e kamionëve me mallra serbe në dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.

Kjo, siç kanë thënë ata, duhet të bëhet për ta ngritur ekonominë e vendit, për ta forcuar prodhuesin vendor dhe për ta dëmtuar ekonominë e Serbisë, e cila është duke fituar me miliona euro nga tregu i Kosovës,raporton zeri.

Gjatë një takimi publik me qytetar të Prishtinës, lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, ka thënë se të shtunën në pikën kufitare në Merdare dhe atë te Dheu i Bardhë do të protestohet në mënyrë paqësore dhe në këtë formë do të bllokohet lëvizja e

kamionëve që vijnë nga Serbia.

“Ne sot jemi këtu vetëm dy ditë deri te bllokimi paqësor i dy pikave kufitare, në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, prej nga përditë hyjnë nga dyqind kamionë prej Serbisë dhe e vërshojnë Kosovën me mallrat e tyre. Pasnesër nga të gjitha qendrat e “Vetëvendosjes” e posaçërisht nga Besiana, Gjilani, Dardana e Vitia, aktivistët e “Vetëvendosjes” së bashku me qytetarët do të shkojnë te pikat kufitare dhe do të protestojnë në mënyrë paqësore, të padhunshme dhe padyshim që do të jemi të tillë gjatë gjithë qëndrimit tonë në ato vende ku me trupat tonë do ta bllokojmë hyrjen e Serbisë”, ka thënë Kurti...
Shtuar më 13/01/2012, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori