“Më paragjykojnë prej bukurisë”, Xhesika Berberi rrëfen vështirësitë hasura në Amerikë

Xhesika Berberi, e cila jeton prej vitesh në Amerikë, ishte mbrëmjen e djeshme me e ftuar në emisionin në “Kurthin e Piter Pan”.

Gjatë intervistës, modelja ka treguar se të qenurit e bukur nuk e ka ndihmuar në biznes.

Ajo ka shtuar se ka marrë shumë paragjykime pasi njerëzit mendojnë se “kur je e bukur nuk je e aftë për biznes”.

“Bukuria nuk më ka ndihmuar në biznes. Kjo ndodh sepse më paragjykojnë shumë njerëzit. Mendojnë që je e bukur dhe nuk je e aftë për biznes. Të paragjykojnë shumë”, është shprehur Xhesika.


Shtuar 3.06.2023 10:22