KLP ka zgjedhur ditën e sotme tre prokurorët e rinj që do jenë pjesë e SPAK.
Kandidatët paraqitën para Këshillit një prezantim për formimin, eksperiencën
profesionale dhe veprimtarinë e tyre ndër vite si dhe platformën e depozituar për vlerësim në Këshill.
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar i kanë adresuar pyetje secilit kandidat, duke nxjerrë në pah aftësitë e tyre njerëzore,
profesionale dhe administrative të kërkuara nga ky pozicion.
Në përfundim të marrjes në pyetje dhe të analizave KLP ka vendosur që më shumë të marrë
Kllapi, e pas tij të renditen Prençi e
Mara që do jënë pjesë e SPAK dhe në fund Bejko, e cila është përjashtuar.
RENDITJA: Sotir
Kllapi 174 pikë, Dritan Prençi 171 pikë, Vladimir
Mara 168 pikë dhe Dorina Bejko 158 pikë.
Shtuar më 19/05/2020,
ora 12:35