Gallatë me policinë, i deklaron të arrestuar por vëllezërit Avdyli shëtisin me duar në xhepa në Tiranë (VIDEO)
Pëlqej
Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda Donika Prela si edhe kreu i Policisë së Shtetit dolën sot në një konferencë për shtyp duke deklaruar arrestimin e 27 personave, mes tyre dy ish-deputetë të PS, Arben Prenga dhe Arben Ccuko.

Ndër të arrestuarit janë deklaruar edhe vëllezërit dhe kushërinjte Avdyli nga Shijaku.

Siç u bë sot me dije ata janë: Astrit Avdyli, Jasin Avdyli dhe Altin Avdyli.

Mirëpo, vetëm pak minuta para konferencës së sotme për shtyp, kamerat e FaxNeës kanë kapur duke dalë nga Drejtoria e Policisë dy prej vëllezërve Avdyli.

Ata janë fiksuar duke kaluar rrugën para Drejtorisë së Policisë ndërsa shikonin që të mos përplaseshin nga makinat.

Deri më tani nuk ka asnjë shpjegim nga policia se si kanë mundur vëllezërit Avdyli të arrestuar me bujë që të dalin lirshëm nga ambientet e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2018, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori