Lojtari i Milanit do të kryejë vizitat mjekësore nesër me Lazion

Alessio Romagnoli është gati të jetë një lojtar i Lazios .

Ish-kapiteni i Milanit do të shkojë në klinikën Paideia nesër në mëngjes për ekzaminimet mjekësore përpara se të firmosë kontratën e tij me Lazion.

Mbrojtësi, i cili u lirua pas shtatë sezonesh me kuqezinjtë, do t’i bashkohet ekipit kryeqytetas./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.07.2022 19:00