Gafa e Krimeve të Rënda, arrestojnë memecin nga përgjimet telefonike
Në operacionin e bujshëm "Rruga e gabuar" ku u vunë në pranga 22 persona rezulton që të jetë bërë edhe një gafë.

Së fundmi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar Edmond Omerin, i cili u arrestua pikërisht nga operacioni i siper përmendur.

Prokuroria e akuzonte 52-vjeçarin Edmond Omeri si pjesë e grupit që koordinonte trafikun e emigrantët drejt SHBA dhe Kanadasë dhe arrestimi i tij erdhi si pasojë e përgjimeve të kryera.

Prokuroria paraqiti si provë përgjime telefonike me pretendimin se ishte zëri i Edmond Omerit.

Por përsoni në fjalë nga ekspertiza mjeko-ligjore rezulton të jetë memec dhe e ka të pamundur komunikimin,. /albeu.com/






Shtuar më 01/03/2019, ora 14:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori