Gabimi kompjuterik "merr në qafë shqiptarin", gjykata i dyfishon dënimin
Një rast të paprecedent e konsiderojnë mediat spanjolle vendimin gjyqësor që është dhënë ndaj një shqiptari në Spanjë. Dy dënime për të njëjtat fakte.

Fjala është për Rigers Husein, i cili më 29 Nëntor të vitit të kaluar u dënua me 5.3 vite.
Dy javë më vonë, më 11 Dhjetor, del një tjetër vendim gjyqësor që dyfishon dënimin ndaj shqiptarit, duke e çuar në 11 vite e 6 muaj burg.

Rigers Husein u dënua për një ngjarje të vitit 2015, kur në një kazioni ai tentoi të qëllonte me armë punonjësin. Ky i fundit, u largua në kohë dhe shpëtoi për mrekulli.

Për shkak këtyre dy vendimeve të ndryshme për të njëjtën çështje, shqiptari është futur në grevë urie në burgun ku ndodhet.
Mediat spanjolle shkruajnë se avokatët penalistë thonë që kjo është një situatë e habitshme dhe e paprecedent.

Gjykata e Barcelonës, e pyetur se si ka mundësi që ka ndodhur diçka e tillë, argumentoi se shkak është bërë një “gabim kompjuterik në procesin e gjenerimit të dokumenteve”, shrkuan tvKlan, Kështu që, thotë gjykata, vendimi i parë i dhënë është i pavlefshëm dhe anulohet, e në këtë mënyrë qëndron në fuqi vendimi i dytë gjyqësor.

Gruaja e shqiptarit, Tania thotë se kjo situatë është e padrejtë. Tania sqaroi se bashkëshorti i saj është tashmë në grevë urie kundër këtij vendimi dhe pi vetëm ujë.

Përfundimisht, Rigers Husein është dënuar me 11.6 vite burgim për 4 akuza.
Shtuar më 18/01/2019, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori